Zaevi: “Për Tetovën kemi katër investime strategjike të vlefshme, 100 milionë për Kodrën e Diellit”

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nga tribuna qendrore qytetare në Tetovë theksoi se për qytetin dhe rajonin do të realizohen katër projekte të mëdha të ndihmuara nga pushteti qendror. Bëhet fjalë për zhvillim të Kodrës së Diellit, ndërtim të spitalit të ri dhe riparim të Stadiumit, stacion të ri filtrues dhe realizim të idesë për deponi rajonale.

“I pari është investimi përmes një kompanie evropiane për qendra skijimi e cila do tël investojë 100 milionë euro në zhvillimin e qendrës së skijimit në Kodër të Diellit. E kemi destinacionin më unik në Evropë ku qyteti është rrëzë malit. Do të fitojmë qendër të plotë skijimi me së paku tre hotele të brenduara në kryse me Kempisnki. Do ta ndërtojë përmes investimit strategjik kompania më e madhe evropiane për qendra skijimi. Në fazën e dytë jemi në negociata me vetë kompaninë dhe shpresoj se vetë kompania do ta kumtojë atë”, porositi nga Tetova, Zoran Zaevi.

Projekti i dytë për nga madhësia është investimi me kompaninë Ekolog.
“Nga ai investim me vlerë prej 300 milionë euro kemi spital të ri, plotësisht të rikonstruuar stadium futbolli dhe sipërfaqe të reja banesore – afariste. Projekti është më evropiani që ka mundur ta shohë rajoni. Me familjen Destani besoj se së shpejti do të arrihet marrëveshje që të gëzohemi”, tha Zaevi.

Projekti i tretë është ndërtimi i stacionit filtrues për ujërat ndotëse në vlerë prej 50 milionë eurove ku 85 për qind janë para të siguruara nga BE-ja, përderisa 15 për qind nga buxheti. Projekti i katër është deponia rajonale për rajonin e Pollogut me të gjitha dokumentet e përpunuara, dnërsa do të realizohet në dy vitet në vijim nga mandati i ri i pushtetit lokal.