Zaevi për Monstrën: Kjo është punë e gjyqësorit! Zaevi për Mijallkovin: Unë e koordinova aksionin

Koordinatori i grupit parlamentar Aleanca për shqiptarët-Alternativa, Skender Rexhepi-Zejdi, dje e pyeti kryeministrin Zaev – përse nuk i publikon “bo*mbat” e paralajmëruara dhe përse nuk e zbulon të vërtetën? Kryeministri me përgjigje se kjo nuk është puna e tij, por puna e prokurorisë dhe gjyqësorit.
“Sistemi gjyqësor është ai i cili i sjell vendimet. Pse atë vit kur ishit me mua nuk bëtë diçka? Sepse nuk është puna jonë. As puna juaj në atë kohë, e as puna jonë sot. Kjo është puna e prokurorisë dhe gjykatës”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Vetëm para dy ditësh kur Sasho Mijallkovi u paraqit në Prokurori, kryeministri Zaev deklaroi se ai e ka koordinuar të gjithë aksionin.
“Institucionet e Qeverisë të udhëhequra nga unë, në koordinim me organet gjyqësore zbatuam ak*sion me procedura të detajuara. Ishin ndërmarrë të gjitha masat e rregullta dhe të jashtëzakonshme. Aks*ionin e koordinova unë dhe mund të them se Sasho Mijallkovi nuk kishte rrugëdalje tjetër përveç ta bëjë atë është ishte opsion i pashmangshëm”, shtoi kryeministri Zaev.

Analisti Petar Arsovski konsideron se është normale që institucionet të koordinohen mes vete kur ka ndonjë situatë krize, siç ishte ajo me ikjen e Mijallkovit. Ai shton se duhet të – nëse ka pasur përzierje të kompetencave.
“Në këtë moment nuk mund me siguri të themi nëse ka pasur përzierje të kompetencave ose jo, sepse bëhej fjalë për krizë të lartë. Në periudhën që vijon duhet të kontrollohet nëse ka pasur diçka joparimore. Nuk kam vlerësim përse nuk janë publikuar “bo(mbat” për rastin “Monstra” dhe nëse ekzistojnë apo jo. Në qoftë se ekzistojnë materiale të tilla, duhet të dorëzohen në institucionet ose para opinionit publik”, potencoi Petar Arsovski – analist.

Kryeministri pohon se nuk është përzier në rastin “Monstra”, sepse nuk është punë që i takon atij, por nga ana tjetër e koordinoi rastin me Mijallkovin. Prandaj, shtrohet pyetja – a vepron Zaevi në mënyre selektive lidhur me atë në cilat lëndë do të kyçet? Ai bile paralajmëroi se do të ketë më shumë drejtësi, edhe pse tha se kjo është punë me të cilën duhet të merret gjyqësori.