Zaevi paralajmëron mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve (VIDEO)

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, thotë se për të është me rëndësi që Ligji për Prokurorinë Publike dhe disa ligje tjera të rëndësishme të miratohen në Kuvend, por nëse opozita e bllokon sjelljen e tyre do të shtyhet shpërndarja e Kuvendit, por jo edhe data e zgjedhjeve.

“Për mua është shumë me rëndësi të votohet për këtë Ligj në Parlament, kurse Parlamenti duhet të shpërndahet më 12 shkurt. Por, nëse opozita mundohet ta minojë ose bllokojë votimin e tij, atëherë Parlamenti nuk do të shprëndahet derisa nuk merret vendim për Ligjin për PSP-në dhe Protokollin për në NATO, apo Ligji për Mbrojtje“, tha Zaev. Në videon më poshtë mund ta ndiqni të plotë deklaratën e Zoran Zaevit.