“Zaevi me speca te that milioner, une me kollomoc tnjom😉”, ka shkruar me humor këtë fundjavë, anëtari i LSDM nga Sllupçani i komunës së Likovës, Hadi Osmani.
Ky postim vjen pasi që kryeministri Zaev theksoi se milionin e parë e ka bërë me shitjen e specave.
“Përfitimi i parë i madh prej 2.4 milionë markave është nga specat e kuqe që i thanim në Strumicë dhe ia dhamë Horgos për prodhim të specit të kuq të thatë.
Në Suboticë në vitin 2001 bisedonim për çmimin, cilësinë dhe standardet dhe u dakorduam. Përfitimi ishte 2.4 milionë marka dhe me ato para blemë tullanë”, tha Zaev.