Zaevi me “bo*mbë” për opozitën: Ejani të gjithë në Qeveri

Kryeministri Zoran Zaev ka dalë me një propzim të ri për përbërjen qeveritare. E ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e saj duke thënë “Ejani të gjithë në Qeveri”.

“Ofrojmë bashkëpunim në çdo aspekt. Gjithçka çfarë mund të bëjmë, por përfundimisht, nga ana tjetër nuk kemi njeri që të bisedojmë. Për herë të parë e them këtë. Dua të hap debat për qeveri të përbashkët dhe qeveri me opozitë. Por të ketë njeri me të cilin mund të bisedohet. Me zotëri Mickoskin nuk bisedohet. Ja, nëse tek ata ka njeri të mençur ndërkaq te ne jo, ja le ta largojnë Zaevin, vetëm që të dy partitë të mund të bisedojnë. Duhet ta bashkojmë popullin. Pse kjo është e nevojshme? E dinë edhe ata, ndërkaq e di edhe unë – populli është shumë i ndarë”, tha Zaevi në intervistë për “Slloboden Peçat“.

Kjo deklaratë e Zaevit vjen pas paralajmërimeve se si pushteti dhe opozita do të formojnë shumicë të re parlamentare. Këtë javë Zaevi propozoi votëbesim, dhe atë e mori me 62 vota “për”. Por, opozita VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi votëbesim tjetër, kur do t’i kenë 65 deputetë. Ndërkaq dje, opozita shqiptare, ASH-AAA paralajmëruan bllokim të çdo ligji, pasi ua bllokuan Ligjin për shtetësi.