Zaevi ende optimist për ligjin për PP-në, nuk sheh kurrfarë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve


Të gjithë tashmë në shtet e kanë të qartë se Mickoski dhe opozita nuk duan zgjidhje ligjore për prokurorinë publike. Edhe një herë u bëj thirrje të më përgënjeshtrojnë nëse nuk është kështu, tha sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi para takimit me kompanitë-anëtare të Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO).

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me propozimin e fundit të Mickoskit, Zaevi theksoi se VMRO-DPMNE-ja ka mundur të ofrojë ligj përmes ekspertëve para dy viteve, gjashtë apo tre muajve.

Është larg seriozitetit, tha, propozimi i Mickoskit sipas tij, ligji me siguri do të miratohej deri në nëntor, dhe joseriozitetin e këtillë e njohin qytetarët.

Zaevi përmendi se vendi është në një fazë zë disa ditëve para shpërndarjes së Parlamentit dhe sot në seancë qeveritare, duhej të miratohet zgjidhja ligjore për të pasur kohë të mjaftueshme të kalojnë procedurat edhe në Kuvend. Ai konfirmoi se shumicë për votim ende nuk ka, por po bëhen përpjekje për sigurimin e tyre.

Lidhur me zgjidhjen ligjore, sugjerime serioze kanë dhënë një pjesë e partive shqiptare opozitare dhe shumica e tyre janë të pranueshme. Janë të pranueshme edhe disa nga mendimet të grupit të pavarur të deputetëve, por një pjesë janë, siç tha Zaevi, janë vështirë të pranueshme. Për ligjin do të konsultohet edhe delegacioni evropian në Shkup.

Kryetari i LSDM-së nuk sheh kurrfarë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve të cilat janë caktuar për më 12 prill, por është e mundur, tha, prolongimi eventual i shpërndarjes së Kuvendit. Megjithatë ai nuk do të lejojë, siç theksoi, deputetët e LSDM-së ta shtypin pullën për shpërndarjen e Parlamentit para se të miratohen ligjet kyçe, mes të cilave edhe ai për prokurorinë publike.

“Propozime për ligjin për prokurori publike parashtruan të gjithë të cilët marrin pjesë në grupet e punës. Amendamentet të cilat shqyrtohen, edhe ato nga grupet e pavarura të deputetëve, besoj do të zbardhen. Kanë bërë gjendje që ta vënë Qeverinë në mendime serioze që të shihet çfarë është ajo që mund të pranohet, dhe të mos kalohen linjta e kuqe të BE-së për shkak të rregullativës evropiane të cilën duam ta përkthejmë në ligj”, theksoi Zaevi.

Do të ishte e paarsyeshme, shtoi, ligji të mos miratohet tani, para zgjedhjeve, me çfarë vendi do t’i dërgonte sinjal serioz BE-së se bën gjithçka që t’i zbatojë reformat.

Zaevi zbuloi edhe se sot ka sugjeruar që ligji për prokurori publike të zhvendoset si pikë e rendit të ditës në seancën e sotme qeveritare për të enjten vetëm të priten dhe të mbyllen propozimet.

Lidhur me Parlamentin theksoi se mund të përdoret periudha prej 45 deri në 60 ditë për shpërndarje.

“Zgjedhjet mundet përsëri të shpallen, edhe në 60 ditë, por shpërndarja e Parlamentit për shkak të zgjidhjes së këtillë ligjore nëse duhetë një ditë, dy, tre, pesë, shtatë, nuk ka kurrfarë problemi të bëhet kjo, siç tha edhe kryetari i Kuvendit, duke i ngrirë afatet e nevojshme të KSHZ-së, por ato janë të lidhura me shpalljen e zgjedhjeve, nuk janë të lidhura me shpërndarjen e Parlamentit”, tha kryetari i LSDM-së.

Ai edhe një herë shfaqi shpresë se deri në shpërndarjen e Kuvendit, do të miratohen ligji për mbrojtje dhe për prokurori publike, si dhe Protokolli për në NATO të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin.

Ligji për prokurori publike mund të votohet me konsensus, në çfarë shpreson Zaevi, me 80 dhe më shumë deputetë apo aspak të mos kalojë.