Zaevi dhe Mickoski vazhdojnë debatin për masat ekonomike, derisa në Kosovë tashmë janë publikuar

Lideri i partisë në pushtet, Zoran Zaev është I bindur se zgjidhje më e mirë për tejkalimin e situatës është të ulet rroga e punonjësve shtetëror në rrogë minimale, derisa një propozim i tillë kundërshtohet nga Hristijan Mickoski, lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE.

“Jam i vetëdijshëm se ulja e pagave në administratë është masë jo e popullarizuar, por kjo është situatë në të cilën nuk mund të kalkulojmë, duhet të veprojmë si burrështetas dhe këtë ta kalojmë duke qëndruar në këmbë”, deklaroi Zaev.

Ai thekson se është e nevojshme solidarizimi I gjithë qytetarëve me gjendjen e vendit.

“Si shembull do ta mar pagën e kryeministrit, e cila në këtë situatë do të zvogëlohet për më shumë se 70 mijë denarë. Nëse bëjmë matje sipas rrogës mesatare e cila në dhjetor ka qenë rreth 25 mijë denarë, kjo do të thotë se mesatarisht heqim nga 10 mijë denarë për çdo nëpunës administrative”, sqaroi Zaevi.

Zaev vazhdon të thekson se këto masa janë të propozuara nga LSDM-ja, ndërsa Qeveria do të vendos në fund.

“Skenar më të keq është të kemi 30-40 për qind pagesë për të ardhurat në buxhet, përkatësisht do të mungojnë 60% të cilat nuk do të mund të realizohen. Nëse mungesa është rreth 2 miliard e 200 milion euro, ato janë diku 60%, morëm vërtetim me gojë për 600 milion nga BE-ja, që do të thotë se mungojnë edhe 1 miliard e 600 milion”, kalkulon Zaev.

Mickoski sot propozoi edhe tre hapa se si qeveria mund të sigurojë 1 miliardë e 200 milionë denarë duke mos shkurtuar fare pagat në sektorin publik.

“Për këtë, jam i përgatitur që nëse duhet, të vij në Qeveri dhe t’i shqyrtoj vendimet dhe të dalim nga kjo krizë. Ta aplikojmë atë që është më e mira për Maqedoninë dhe për qytetarët e saj. Ja mënyra se si Qeveri mund të vijë deri në 1 miliardë dhe 200 milionë euro, pa shkurtim të pagave dhe pa goditje të biznesit dhe punëtorëve. Këtë do ta kumtoj nëpërmjet 4 hapave”, tha Mickoski.

Ai propozoi që Qeveria:

Të marrë huamarrje nga Banka Botërore të cilat do të ishin të qasshme për sektorin e publikut
Të shfuqizohen raportet arkëtuese të cilat sterilizojnë rreth 25 miliardë dhe 200 milionë denarë mjete nga likuiditetet i bankave të Bankën Popullore dhe në vend të tyre të shkruhen letra me vlerë që do të jepen nga Ministria e financave të cilat do të vlejnë për një muaj.
Që mjetet që kanë shkuar në shkallën e dytë të fondit pensional – atë të bankave të rialokohen dhe të kalojnë në shkallën e parë të fondit pensional – atë shtetëror. Kështu sipas Mickoskit do të grumbullojnë rreth 10 miliardë denarë dhe do të siguronte pagesë të stabile të pensioneve.
Ndërkohë, këtë javë Qeveria e Kosovës ka publikuar masat e para për të ndihmuar ekonominë e vendit, si rritja e pensioneve, shpërblimi për mjekët, policët dhe zjarrfikësit; si dhe mbulimi i rrogës minimale të punëtorëve te kompanitë private për dy muaj.