Zaevi dhe Mickoski kërkojnë që të anulohen zgjedhjet për shkak virusit korona

Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski kërkuan që të anulohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit për shkak të situatës me virusin korona.

“Shëndeti dhe siguria e qytetarëve nuk kanë çmim. Tani gjithçka duhet që të jetë në mbrojtje të qytetarëve. Unë në emër të LSDM-së do të kërkojnë organizim të takimit të liderëve me kryetarët e partive politike në të cilën do të diskutohet për anulimin e zgjedhjeve. Tani nuk është për kundërshtarë politik deh është më e rëndësishme që përqindja e të sëmurëve të jetë sa më i vogël dhe të njëjtët të shëndoshen tërësisht. Është koha që qytetarët të jenë të bashkuar”, tha Zaev.

Edhe Mickoski nëpërmjet një statusi në profilin e tij të Fejsbukut, kërkoi që sot të mbahet takim i liderëve me partitë te presidenti Pendarovski, që të merren vesh për anulimin e zgjedhjeve.

“Të gjitha rekomandimet e organizatave të brendshme dhe botërore janë se përgjigja më e mirë për përballje me virusin korona është shmangia e aktiviteteve. Me kësi analiza, parashikohet që zgjedhjet mund të hapin vatra zjarri të virusit korona. Paramendojeni ditën e zgjedhjeve kur në një hapësirë do të jenë anëtarët e bordit zgjedhor. Nuk ka asnjë arsye të shëndoshë, njerëzore, racionale apo pragmatike që të mos anulohen, pasi që për mua, por besoj edhe për të tjerët, lufta për pushtet me çmim të jetëve të qytetarëve është e papranueshme”, shkruajti Mickoski./Portalb