Kryeministri Zoran Zaev dhe ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras e kanë marrë sot Çmimin ndërkombëtar për paqe Vestfalija për vitin 2020.
Çmimin Zaevi dhe Ciprasi e kanë marrë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Prespës që e zgjidhi kontestin tre dekadësh mes Shkupit dhe Athinës.
Në ceremoninë solemne në Munster, çmimin ua kthehu president i Letonisë, Agills Llevic si përfaqësues i tre shteteve baltike të cilët këtë çmim e kanë fituar në vitin 2019.
“Marrëveshja e Prespës është pikë kthese në rajonin tonë. Ardhmëria është ide udhëheqëse gjatë tërë procesit. Të dy palët i pranuan zgjidhjet e kompromisit, krijuam atmosferë që haptazi të flasim për të gjitha çështjet, madje edhe ku mendohej se ajo është e pamundur. Thamë se nuk do të lejojmë procesi të përfundojë pa zgjidhje. Vendosëm me Aleksisin të gjejmë zgjidhje, dhe jo ta shtyjmë procesin. Plotësisht ishim të vetëdijshëm se i ekspozuam karrierat tona politike në rrezik, por më e rëndësishme ishte ardhmëria dhe për këtë gjetëm zgjidhje”, tha Zaev në fjalimin e tij.
Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17 qershor 2018 në Prespë, me të cilin vendi mori edhe emër të ri kushtetues – Maqedonia e Veriut.
Me këtë marrëveshje u zgjidh kontesti mes Shkupit dhe Athinës, Greqia e hoqi veton prej disa vjetësh që ia vuri vendit në procesin eurointegrues. Vendi u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe mori datë për nisjen e negociatave.