Zaevi dhe Besimi për vizitë në Luksemburg, takime me kryeministrin dhe kryetarin e BEI-t

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Financave Fatmir Besimi sot do të qëndrojnë për vizitë në Luksemburg.
Gjatë kohës së vizitës, delegacioni qeveritar do të takohet me kryetarin e Bankës evropiane për investim Verner Hojer, ndërsa do të realizojë takim edhe me kryeministrin e Luksemburgut, Ksavier Betel.

Nga Pres shërbimi qeveritar paralajmërojnë se do të informojnë për të gjitha aktivitetet e vizitës së punës.
Në Luksemburg duhej të udhëtonte edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, por ai të shtunën në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se është pozitiv me Kovid-19.
“U përgatita për vizitë në Luksemburg, por testi tregoi se unë tashmë kam një ‘mysafir’ të rrezikshëm. Le të vazhdojë pa e vërejt shumë dhe sa më shpejtë të kalojë. Ruajuni njerëz, të jeni shëndosh e mirë të gjithë”, ka shkruar Dimitrovi.