Zaevi deri tek Ahmeti: “Jo bre vëlla”, askush më nuk mund ta kushtëzojë atdheun!

“Jo bre vëlla, askush më nuk do ta kushtëzojë atdheun. Qytetarët do të vendosin se kush bëhet deputet, kryeministër, president”, ka theksuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në një tribunë në Gazi Babë, duke iu drejtuar me këtë porosi kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas tij, Ahmeti ka filluar fushatën për kryeministër shqiptar kur kuptoi se do të humbas zgjedhjet. “Ahmeti e pa se do të humbë dhe hajde tani shqiptar për kryeministër. Ti do ti thuash Zaevit për një shqiptar kryeministër. Jo bre vëlla”, ka theksuar Zaev.

Ai kërkoi sërish një mandat për qeverisje, duke thënë se opsioni i tij politik është më me përvojë dhe më i pastër, duke e krahasuar me qeverisjen e kaluar të VMRO-DPMNE me një lider të arratisur.

Zaev shprehur bindjen se Gruevski do të kthehet nga Hungaria dhe do ta vuajë dënimin me burg për rastin “Tanku”, por ai nuk përjashtoi mundësinë për rastet e tjera.