Zaevi bashkë me Filipçen, dhuruan gjak për 1 Maj në Strumicë

Me rastin e 1 Majit – Ditës ndërkombëtare të punës, kryeministri Zoran Zaev bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhuruan gjak në Strumicë.

Me këtë, ata kanë promovuar edhe repartin e rinovuar për transfuziologji në Spitalin e Strumicës.
“Jemi dhuruesit e parë në repartin e rinovuar për transfuziologji në Spitalin e Përgjithshëm në Strumicë. Pas më shumë se 35 vjet, Strumica fiton repart për transfuziologji të rinovuar dhe të pajisur i cili do të funksionojë në kushte të reja dhe do t’i shërbejë dhuruesit e gjakut nga Strumica, por edhe nga rajoni më i gjerë”, shkroi Zaevi mes tjerash në “Facebook”.