Zaev:”Gashi ta zgjedh ditën kur dëshiron të takohemi”


Kryeministri Zoran Zaev në një prononcim për Alsat konfirmon se gjatë ditës ka pasur komunikim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi të cilit i ka kërkuar të zgjedh ditën kur dëshiron të takohet për të biseduar mbi mundësinë që Alternativa të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, përkatësisht pjesë e Qeverisë. Alsat ka kërkuar edhe qëndrimin e Gashit nëse do t’i përgjigjet thirrjes së Zaevit. Deri në këto momente nuk kemi përgjigje konkrete.