Zaev: Zyberi nuk mund t’i ndihmojë BDI-së për 20 ditë, atyre u duhen 4 vite në opozitë që të reformohen

Çka të them, edhe një kandidat sulmues. Nuk kemi asgjë kundër njeriut, por besoj se pjesëmarrja e tij në një ofertë të tillë shantazhesh nuk është përkatëse. Ai për 20 ditë nuk mund ta reformojë BDI-në, BDI-së i duhet të kalojë në opozitë katër vjet që të mund të reformohet që të jetë parti e mirë.

Këtë e theksoi lideri i LSDM-së dhe bartës i listës së Koalicionit “Mundemi” në njësinë zgjedhore 4, Zoran Zaev, sonte në tribunën qytetare në Strumicë, duke folur për propozimin e BDI-së, Naser Zyberi që të jetë kandidat për kryeministër.

Besoj, shtoi Zaev, se kjo është vetëm politikë dhe politikë bërje sepse mandatin në fund të ditës e japin qytetarët.

“Ata kërkojnë personalitet, i përkushtuar në mënyrë kuadrovike, që këtë e ka dëshmuar deri më tani dhe besoj se më 15 korrik qytetarët përmes votës së tyre do të përcaktojnë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Zaev.