Zaev: Viti 2021 të jetë vit që do të mbahet mend, të bëjmë hap përpara drejt BE-së

Kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë ka deklaruar se deklaroi se viti 2021 duhet bërë viti për tu mbajtur mend, vit në të cilin do të bëhet hap përpara në aspekt të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Zaev tha se BE duhet të njeh dhe ruaj si pasuri të gjitha dallimet historike dhe identitare të nacionaliteteve në kontinentin evropian.

“Ballkani Perëndimorë është i lodhur nga keqkuptimet historike, prandaj ne si politikanë bashkëkohorë duhet të shohim përpara dhe të jemi të shkojmë drejt zgjidhjes. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut, ne me Greqinë dëshmuam se është e mundur edhe nga procesi I keqkuptimeve, të dalim si miq më të fuqishëm. Besoj se kjo është e mundur edhe me Bullgarinë”, ka deklaruar Zoran Zaev.