Zaev: Virusi do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë dhe ne duhet të mësohemi të jetojmë me të

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në ‘Facebook’ shkroi se “është koha për normalitetin e ri”.

“Shoqëria jonë duhet të vazhdojë të funksionojë. Masat po lehtësohen, institucionet kompetente vërtetojnë se epidemia është nën kontroll. Virusi do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë dhe ne duhet të mësohemi të jetojmë me të”, shkruan Zaev.

Kreu i LSDM-së thotë se qytetarët duhet të kenë përgjegjësi më të madhe se se lufta nuk ka përfunduar.

“Të jemi të kujdesshëm dhe të kemi kujdes për shkak se me këtë ne i mbrojmë më të afërmit dhe e mbrojmë shëndetin tonë. Duhet t’i respektojmë të gjitha masat, në këtë mënyrë shpëtojmë jetë”, shkruan Zaev.