Zaev: Vendi po lëviz në drejtim të duhur, ndërsa partneriteti me BE-në është qëllimi ynë kryesor

Mbrëmë vonë pasdite, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte nikoqir i mbledhjes vjetore të rregullt të shefave të misioneve diplomatike të vendeve anëtare të BE-së në vendin tonë, ku Kryeministri Zoran Zaev shkëmbeu mendime me ambasadorët për aktivitetet aktuale dhe më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut me theks të veçantë në procesin për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev, para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së që ishin të udhëhequr nga shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir, bisedoi për vazhdimësinë ekzistuese që kjo Qeveri e mban në pjesën e proceseve reformuese, në pjesën e gjyqësorit, lu*ftën kundër ko*rrupsionit, si dhe reformat në administratën publike. Në mënyrë plotësuese u bisedua për regjistrimin e popullsisë si operacion statistikor kyç që mungoi gjatë 20 viteve të kaluara dhe i cili është kyç për zhvillimin e mëtejshëm të shtetit në çdo plan.

Kryeministri Zaev theksoi se pret që deri në fund të kryesimit slloven të arrihet përparim në eurointegrimin e shtetit.
“Maqedonia e Veriut i përfundoi të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është plotësisht e përgatitur t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian”, shtoi Zaev.