Zaev uron kancelarin e ri gjerman: “Besoj se partneriteti mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut do të intensifikohet”

Kryeministri Zoran Zaev ka uruar kancelarin e sapozgjedhur gjerman Olaf Scholz.
“Urime të sinqerta për kancelarin e ri gjerman, socialdemokratin Olaf Scholz. Vitet e fundit kemi thelluar bashkëpunimin tonë me Gjermaninë, si partneri ynë i ndershëm dhe strategjik.
Besoj se partneriteti mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut do të intensifikohet dhe përmirësohet”, ka shkruar kryeministri Zaev në “Twitter”./Telegrafi/