Zaev uron 22 Nëntorin: “Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka uruar 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Zaev, nëprmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se si shtet konfirmojnë se gjuha dhe shkrimi janë ura për mirëkuptim mes traditave, kulturave dhe strashëgimisë shpirtërore.

“Për këtë na thërrasin vlerat tona maqedonase, të cilat në të njëjtën kohë janë evropiane dhe me të cilat po ecim në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Kremtimi i vlerave kulturore, ngjarjeve dhe traditave të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë edhe atë shqiptare, është thelbi i shoqërisë sonë multikulturore. Është një kontribut i fuqishëm për një të ardhme të begatë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Zaev.

https://facebook.com/zaevzoran/posts/10160098882222932