Kreu i LSDM-së Zoran Zaev gjatë ditës së sotme konfirmoi se ai dhe Radmilla Shekerinska do të jenë bartës liste. Ndërkohë që për emrat e tjerë theksoi se do t’i shpalosin gjatë javës që vjen, gjegjësisht të hënën pas Kongresit të partisë.
“Unë dhe Radmilla do të jemi bartës liste, por jo vetëm kaq, çdo listë do të udhëhiqet nga një mashkull dhe nga një femër. LSDM-ja gjatë këtyre zgjedhjeve do të del me lista 50-50, 50 për qind gra, 50 për qind meshkuj. Koncepti i këtillë nuk është vetëm koncept i numrave por i veprimit të ri politik. Mundi është mund dhe duhet njësojtë vlerësohet, për këtë arsye duhet të ketë edhe paga të njëjta”, tha Zaev.
Ndërkohë që gjatë konferencës së sotme Zaev theksoi se për herë të parë LSDM-ja do të vendos që në këto zgjedhje të garoj 50-50, sa meshkuj aq edhe gra.