Zaev thotë se kuadrot nga koalicioni ‘Mundemi’ do të jenë të ndershëm dhe cilësor

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe sekretari i përgjithshëm Ljupço Nikollovski sot u takuan me kryetarët dhe përfaqësuesit e koalicionit ‘Mundemi’.
“Nga partnerët e koalicionit u dha përkrahja e plotë për Marrëveshjet për koalicion me partinë e BDI-së, si dhe me vlerat dhe parimet që dalin nga kjo marrëveshjet e që kanë të bëjnë me transformimin e shpejtë të shtetit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thuhet se kuadrot e koalicionit ‘Mundemi’ do të jenë cilësore, të ndershme dhe me përgjegjësi ndërsa Zaev para të pranishmëve i paraqiti prioritetet kryesore të Qeverisë së re.
“Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM fokus kryesor do ta ketë forcimin e standardit ekonomik dhe kujdes më të madh për të gjithë. Do t’i përkushtohemi reformave në administratën publike. Në të njëjtën kohë do t’i përkushtohemi gjyqësisë, kontrollimit të pronës dhe kapitalit të çdo funksionari dhe luftës kundër korrupsionit. Jemi të motivuar fuqishëm për të siguruar ajër dhe mjedis të pastër përmes mobilizimet të të gjitha kapaciteteve. Një ndër prioritetet kryesore është edhe avancimi në procesin euro-integrues përmes nisjes së bisedimeve dhe hapjes së kapitujve. Për ta realizuar këtë na duhen kuadro cilësore, të ndershme, profesionale dhe me përgjegjësi do të udhëheqin institucionet”, tha Zaev.