Zaev thotë se ka para për pakon e pestë, paralajmëron edhe pakon e gjashtë

Kryeministri Zoran Zaev tha se ka para për miratimin pakos së pestë, madje ai edhe paralajmëroi pakon e gjashtë për të ndihmuar të gjithë ata që këto dy javë kanë qenë të mbyllur. Ai tha se ndihma do të vazhdojë gjatë tërë viti ngase kriza po shihet se nuk po përfundon.

“Shpresojmë se numrat do t’i ulim me të gjitha masat, pohojë se financiarisht jemi të përgatitur. Për detaje në Kuvend do të pyesin kryetarin e kuvendit”, u shpreh Zaev, përcjell SHENJA.
Ai tha se të hyrat në buxhet janë stabile ndërsa këtu është edhe krediti prej 700 milionë euro.