Zaev thotë se 2.4 milionë marka i kishte fituar duke shitur speca

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka treguar për jetën e tij të hershme, kur ishte marrë me tregti.
Ai ka thënë se familja e tij ishte marrë me bujqësi për vite me radhë që kur ai ishte fëmijë. Zaev ka thënë se kanë jetuar në qytetin e Strumicës, i cili është i njohur për kultivimin e domateve, specave, trangujve, shalqinjve dhe lakrave.

“Secili fshat i Strumicës kishte një qytet në Serbi, ku njerëzit tradicionalisht i shisnin ato produkte. Murtino fshati ku jetoja, produktet i dërgonim në qytetin Gornji Milanovaq. Një verë isha në Kaleniq në Beograd, por tradita është traditë, u ktheva në Gornja Milanovaë. Për rreth pesë apo gjashtë vjet, unë shkova në atë treg me gjyshin dhe xhaxhallarët e mi, dhe ndonjëherë vetëm. Ne kemi bërë para të mira atje. Nga tre muaj punë në treg në Gornji Milanovac – qershor, korrik dhe gusht, ne ndërtuam një shtëpi me katër kate. E gjithë pasuria jonë filloi nga bujqësia”, ka thënë Zaev.

I pari i Maqedonisë së Veriut ka theksuar se 2.4 milion euro i kishte fituar duke shitur speca në Serbi, shkruan Kurir, transmeton Klankosova.tv.
“Përfitimi i parë i madh prej 2.4 milionë markave është nga specat e kuqe. Ata i kemi tharë në Strumicë dhe ia kemi shitur në Horgosë për prodhimin e erëzave.Në vitin 2001, në Suboticë kemi biseduar për çmimin, cilësinë standardet dhe u dakorduam. Ne përfituam mbi 2.4 milionë marka”, ka thënë Zaev.