Zaev takon Selën në Kuvend?!

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela janë parë në mesditë në Kuvend. Burime të Alsat flasin për një takim mes dy liderëve, i cili vjen në vazhdën e takimeve të paralajmëruara nga kreu Socialdemokrat.

Nuk dihet nëse në këtë takim ka qenë edhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi. Dyja subjektet as nuk përgënjeshtrojnë dhe as nuk konfirmojnë takimin Zaev-Sela.