Zaev takoi personat “përgjegjës” për arr*atisjen e Mijallkovit

Nga Qeveria njoftojnë se këtë mëngjes kryeministri Zoran Zaev ka pasur takim pune me personat “përgjegjës” për arr*atisjen e ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov.

Zaev ka takuar personat përgjegjës të institucioneve që do të duhej të siguronin praninë e të aku*zuarin në rastin “Target-Fortesa” Sasho Mijalkov. Sipas Qeverisë Zaev thirri takimin në mënyrë që të informohej drejtpërdrejt dhe personalisht për të gjithë ngjarjen hetimin dhe hapat e ndërmarrë nga institucionet.