Zaev: Synohet tërheqja e rreth 1 miliard eurove të BE-së

Kryeministri Zoran Zaev ka prezantuar planin ndërhyrës për investime 2021-2027, i cili u miratua ditën e enjte në seancë qeveritare.
Siç bëri të ditur ai, me këtë plan, synohet të tërhiqen rreth 1 miliard euro të Bashkimit Evropian nga kulaçi 9 miliardë eurosh i destinuar për Ballkanin Perëndimor.

“Ajo çfarë është me rëndësi, nga 9 miliardë të Bashkimit Evropian, diku na takojnë 900 milionë apo një miliard, gjithçka varet nga kapaciteti i projekteve tona, por baza e këtij plani investues filloi pikërisht nga plani investues i BE-së, i cili inkurajoi tërë Ballkanin Perëndimor në planin rikuperues”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Të gjitha projektet që u prezantuan, Zaevi sqaroi se nënkuptojnë hyrje në fazën finale për realizimin juridik të projekteve. Një pjesë e tyre tashmë kanë marrëveshje dhe fillojnë me realizimin e tyre, kurse një pjesë tashmë janë realizuar si projekte.

Një pjesë e projekteve vijnë nga Kuvendi, një pjesë nga partneriteti publik-privat, një segment i rëndësishëm do të shkojë në koncesion, pjesa tjetër janë procedura standarde.
“Me rëndësi është që këtu të japë propozime edhe opozita”, tha Zaevi, duke bërë me dije se ky plan është gjithëpërfshirës.
Ndërkaq ka publikuar edhe sektoret që do t’i përfshijë siç janë më poshtë:

Qëllimi i këtij plani, siç tha Zaevi, është të dilet nga kriza e pandemisë së Covid-19.
“Planin ndërhyrës për investime paraqet hap post-Covid i qartë dhe vendimtar, i përgatitur në kohë, me të cilin dalim nga kriza pandemike”, tha Zaevi.

Ka shtuar, se për realizimin e tyre, duhet ndihma e të gjithëve.
Ai shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.