Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk e paralajmëroi fillimin e Kongresit të 24-t të partisë.
“Të përgatitur për Kongresin e 24-t të LSDM-së. Sot sjellim vendime të mëdha. Të rëndësishme për të ardhmen e shtetit dhe për të ardhmen e partisë”, shkroi Zaev në Fejsbuk.
Në këtë Kongres në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, LSDM duhet t’i publikojë listat e kandidatëve për deputetë.
Kongresi do të ketë edhe pjesën e hapur të punës. Pjesa e hapur do të jetë në fillim dhe në fund të Kongresit.
Në fillim, në pjesën e hapur të Kongresit është paraparë fjalim i liderit të LSDM-së Zaev, ndërsa ai do të ketë fjalim edhe në fund të Kongresit.