Zaev: Sonte tërë Evropa e pa se futbolli maqedonas është evropian dhe botëror

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar pas fitores së përfaqësues së Maqedonisë në futboll ku e mundi Gjermaninë në terrenin e saj.

Ai tha, se sonte tërë Evropa pa se futbolli maqedonas është evropian dhe botëror.

“Sonte tërë Evropa e pa se futbolli maqedonas është evropian dhe botëror. Urime për luftëtarët tanë të cilët na sollën fitore të reja dhe lavde të reja. Kemi fitore mbi selektimin e Gjermanisë në kualifikim për Kampionatin Botëror në Katar 2022.

Në këto momente të vështira, momentet e gëzimit dhe krenarisë të cilat na i sjellin përfaqësuesit maqedonas, janë të nevojshme dhe të mirëseardhura në çdo shtëpi”, shkroi në profilin e tij në “Facebook”, Zaev.