Zaev sonte në Kumanovë, kërkon fitore në rrethin e parë për Ilievskin

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sonte do të mbyll fushatën zgjedhore me tubimin qendror në Kumanovë. I pranishëm do të jetë lideri i kësaj partie Zoran Zaev. Në shoqëri të tij do të jetë edhe nënkryetari i partisë njëherësh Ministër për Punë të Brendshme Oliver Spasovski. Zaev në Kumanovë vjen për të kërkuar mbështetjen për kandidatin e partisë së tij Oliver Ilievski për kryetar të Kumanovës.