Skenari më optimist është që zgjedhjet të mbahen në qershor nëse merret parasysh parashikimi se piku do të ishte për një muaj, ndërsa periudha e rikuperimit edhe një muaj, maj, ashtu që në qershor do të mund të mbahen zgjedhje, por tërësisht me formë tjetër të fushatës, pa tubime dhe mitingje të mëdha, theksoi dje kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin “360 shkallë”.
Zaevi theksoi se çdo kalkulim me data do të ishte gabim dhe se është e mundur cilido muaj nga qershori deri në datën e fundit 11 dhjetor, por sipas tij, kjo tani nuk mundet të parashikohet me siguri. Zaevi konsideron se nëse mbaheshin zgjedhjet me 12 prill LSDM do të fitojë.
“Të gjitha anketat të cilat janë realizuar në shkurt, para se të fillojë kriza me koranavirusin kanë treguar se LSDM-ja së bashku me koalicionin udhëheq me 4-5 për qind para opozitës. Dhe nëse mbaheshin zgjedhjet më 12 prill analizat kanë treguar se përfundimisht fitojmë. Por, nuk ka më me rëndësi se shëndeti i njerëzve, si dhe sanimi i pasojave ekonomike, për këtë data për zgjedhje do të vendoset pas përfundimit të krizës”, theksoi Zaevi në intervistën në Alsat.
Kryetari i LSDM-së Zaevi përkujtoi se suksesi i partisë së tij e cila, siç tha, për dy vjet e gjysmë u përmbushën dy qëllime strategjike të shtetit, anëtarësimi në NATO dhe marrja e vendimit pozitiv për fillimin e negociatave me BE-në.
“Marrja e vendimit për fillimin e negociatave me BE-në pas 15 viteve pritje është një sukses serioz sepse e mbarojmë përfundimisht atë periudhë. Vendimi është shumë i rëndësishëm, ndërsa morëm edhe maksimum, gjegjësisht ajo është e pakushtëzuar dhe përmban përshkrim për përgatitje të të gjithë procesit deri në mbajtjen e konferencës ndërqeveritare”, theksoi Zaevi.
Sipas tij, më me rëndësi për momentin është të përballemi me krizën me koronvirusin, por për këtë kohë Republika e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të ikë nga obligimet e veta, ndërsa njëherit, potencoi Zaevi, edhe fqinjët tanë kanë obligim sipas marrëveshjeve të cilat i kemi dakorduar me qëllim të ndërtimit të partneritetit strategjik. .