Zaev: S’ka diskutime për karantinë speciale

Nuk ka diskutime për karantinë speciale dhe kufizime shtesë, kështu u përgjigj fillimisht sot kreu i ekzekutivit Zoran Zaev i pyetur nëse mendohet për karantinim të rajonit të Pollogut për shkak të situatës me pandeminë. Zaev tha se institucionet, sipas parametrave, presin që situata me pandeminë në Tetovë dhe Gostivar të stabilizohet.
“Është mirë që në ditët e fundit numrat siç po rriten, në një nivel po stabilizohen në dy qytetet më të eksponuara, ku fillimisht nisën të rriten numrat, respektivisht në Tetovë dhe Gostivar”, deklaroi Zaev.