Zaev: Shteti duhet ta shfrytëzojë mundësinë e parë dhe të organizohen zgjedhjet

Macedonian Prime Minister Zoran Zaev gives a press conference in Skopje on October 19, 2019. - North Macedonia's prime minister on Saturday called for early elections after the European Union failed to open membership talks for his Balkan state, which had been the key goal of his administration. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP) (Photo by ROBERT ATANASOVSKI/AFP via Getty Images)

Maqedonia e Veriut i ndërpreu veprimet zgjedhore për shkak të koronës. Më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve, nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo, politika dhe shteti ekziston për shkak të tyre.

Por duhet të jemi të vetëdijshëm se në kushte kur nuk ka parlament, në kushte të zgjedhjeve të shtyra, besimi në shtet duhet të mbështetet me vendim të qytetarëve, transmetimin e të drejtave të tyre, të atyre të cilët do të zgjidhen nga ata, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin “Utrinski Brifing” në lidhje me funksionimin e mëtutjeshëm dhe thirrjen e Kuvendit.

Ai theksoi edhe se para së gjithash duhet syhapur të ndiqet se si kalon kriza, është mirë që po bien numrat, ndërsa me këtë të kapet mundësia e parë për zgjedhje, sepse nuk e dimë se a do të ketë mundësi të dytë, sepse qëndrimet e fellës botërore shëndetësore është se ka mundësi që të kthehet korona në vjeshtë.

Nëse ndodh kjo, ne do të depërtojmë të gjitha afatet e mundshme kushtetuese, rreth mandatit të kompetencave të transmetuara nga qytetarët e politikanëve. Pres që përmes dialogut t’i konfirmojmë punët rreth zgjedhjeve, theksoi Zaevi.