Zaev: “Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mbahen peng nga dështimet e BE-së”


Kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen e sotme në Tiranë tha se nisma “Open Balkan” nuk do të lë peng Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut nga dështimet e BE-së për të integruar këta vende në Unionin Evropian.

“Kur së bashku me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama vendosëm linjat e Ballkanit të Hapur, ramë dakord që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mbahen peng nga dështimet e Bashkimit Evropian për të zhbllokuar procesin tonë eurointegrues”, tha mes tjerash Zaev.