Zaev: Shekerinska nuk ka dhënë dorëheqje nga LSDM-ja

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka mohuar informacionet, se Radmilla Shekerinska ka dhënë dorëheqje nga partia.
“Radmilla Shekerinska nuk ka dhënë dorëheqje, por ajo ka njoftuar se nuk do të kandidojë për nënkryetare të LSDM-së”.

Zaevi ka mohuar edhe, se Shekerinska ka qenë opsion për ambasador në SHBA.
Ndërkaq i pyetur, se a do të thotë kjo se Shekerinska po distancohet nga ai, Zaevi dekaroi:
“Do ta pyesni a distancohet nga meje”, tha Zaevi derisa fliste për rezultatet e Shkerinskes gjatë vizitës në fshatin Tenov të Bërvenicës.

https://www.facebook.com/watch/?v=287557402863356