Zaev: Seanca mund të zgjasë deri vonë/Ja arsyeja

Mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev tha se seanca e sotme mund të zgjasë deri vonë dhe se propozimi për Qeverinë e re me shumë gjasë nesër do ta dorëzoj në Kuvend.

“Sot do të caktohet numri i nënkryetarëve të Kuvendit dhe do të verifikohen mandatet e deputetëve të cilët hynë në vendin e atyre deputetëve të cilët dalin nga Kuvendi për funksione në pushtetin ekzekutiv.
Kur do të përfundoj kjo procedurë më pas do të dorëzoj propozim për Qeverinë e re” tha Zoran Zaev.

TV21: A mund të jetë kjo sot?
“Procedura për verifikimin e mandateve mund të zgjasë deri vonë. Më së paku 9 vendime janë. Me shumë gjasë nesër në mëngjes do ta dorëzoj. Më pas vijojnë disa ditë që deputetë të kenë kohë të njoftohen me programin qeveritar dhe me autobiografinë e kandidatëve për ministra” u shpreh Zoran Zaev./ TV21