Zaev: Sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje

Si politikanë me përgjegjësi duhet të marrim qëndrime të qarta, të sakta në bazë të argumenteve. Duhet të jemi përgjegjës ndaj shtetit, ta pranojmë momentin e parë për zgjedhje. Më optimale, kjo do të ishte nga mesi i qershorit. Ka mjaft kohë nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme për të gjitha aktivitetet, nëse, gjithsesi, këtë e lejon situata me koronavirusin, për çka do të vendosin kompetentët në shëndetësi, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Gjatë pjesëmarrjes së sotme në TV 24 – “Studio e hapur”, Zaev përmendi se shkaqe plotësuese pë mbajtje të zgjedhjeve në afat sa më të shpejtë krahas pikut të mundshëm të dytë të KOVID-19, janë ato që për momentin nuk kemi Parlament, ndërkaq edhe Qeveria është teknike, jo politike.

Zaev nuk ka informata se takimi i liderëve tek Pendarovski do të jetë më 12 maj. Është i informuar për mbajtjen e mundshme të tij më 10 maj apo në periudhë prej 10 – 15 maj, ndërkaq në të, siç tha, LSDM do ta përsërisë kërkesën – menjëherë të shkohet në zgjedhje.

Mickoski, porositi Zaev, nuk duhet të ikë nga zgjedhjet sepse gjithsesi partia e tij do të mposhtet.

Votimi do të ishte në pajtim me rekomandimet për mbrojtje, me mbajtje të maskave dhe përdorijmit të mjeteve dezinfektuese në hyrje dhe dalje në vendvotime.

Besoj, shtoi, se sundimi i së drejtës do të jetë themeli i sjelljes së vendimit.

Sipas Zaevit, për shkak të krizës shëndetësore dhe gjendjes ekonomike është vonë që zgjedhjet të mbahen në fillim të korrikut, siç tha Mickoski para tij në emisionin e njejtë.

Lideri i LSDM-së është i bindur se ka kohë që KSHZ-ja t’i zbatojë aktivitetet e nevojshme dhe e porositi Derkovskin që secili të jetë profesionist. Paralajmëroi edhe se më 11 dhjetor skadojnë tërë afatet kushtetuese prej katër viteve mandat të deputetëve, në krizë të plotë kushtetuese të cilën Kushtetuta nuk e ka shtjelluar, përveç në gjendje lufte, por jo në të jashtëzakonshme.

“Prandaj, qëndrimi ynë është në afat sa më të shpejtë të shkohet në zgjedhje, Nga ana tjetër, është e mundur që veprimet zgjedhore të vazhdojnë ku kanë mbetur. Procesi është ngrirë ku ngeci. Listat e kandidatëve janë parashtruar, diaspora është rrumbullakësuar, si edhe të gjitha procedurat e tjera. Kontrolli në Listën zgjedhore është ndërprerë. Saktë me afate të shkurtuara në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën nevojiten 30 ditë. Njëzet ditë është fushata, pesë ditë të ketë kontroll të ri në mënyrë që të plotësohet lista deri në ditën e zgjedhjeve, partitë të reagojnë,…, ndërsa edhe ODIHR tha se është i gatshëm të dërgojë misione vëzhguese”, nënvizoi Zaev.