Është e tepërt thënia se çmimet do të rriten për 50 për qind, kjo absolutisht është e tepërt, kështu kryeministri Zoran Zaev sot fillimisht i komentoi parashikimet e Odës Ekonomike të Maqedonisë për rritje të çmimeve të ushqimeve bazë për 40 deri 50 për qind.
Në lidhje me: Çmimi i energjisë elektrike, Zaev: Qytetarët mos të shqetësohen
“Inflacioni në shtet është nën kontroll dhe është diku 2,7 për qind. Kjo është në një nivel të ulët dhe të kontrollueshëm. Inflacioni ndihet në mbi 10-15-20 për qind…kjo është fakt. Ne nuk mund të izolohemi nga bota, siç zhvillohen gjërat në botë ashtu edhe tek ne sepse jemi ekonomi e hapur”, deklaroi Zaev.
Në lidhje me: Oda Ekonomike paralajmëron rritje enorme të çmimeve
Zaev tha se çmimi i energjisë elektrike është indikatori kryesorë për rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë.
“Kjo bën pjesë në çmimin e prodhimeve në nivel mesatar, në gjithçka që prodhohet në shtet, jo më tepër se tre për qind. Por indikatori kryesorë është çmimi i energjisë elektrike në bursë, kjo do të shkaktojë rritje të çmimeve të produkteve. Qeveria është këtu, dhe ekziston për të ndihmuar, gjithmonë sipas rregullave dhe parimeve evropiane”, deklaroi mes tjerash Zaev.