Zaev: Rreth 50 mijë shtëpi do të prishen menjëherë nëse nuk miratohet Ligji


Rreth 50 mijë shtëpi do të prishen menjëherë nëse nuk miratohet Ligji i ri për Legalizimin e Objekteve të Paligjshme. Kjo është mënyra se si Kryeministri Zoran Zaev e mbron Ligjin pasi një ditë më parë presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi Dekretin, me arsyetimin se zgjidhja ligjore është në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas Zaevit, ligji do të kthehet në procedurën parlamentare dhe vërejtjet e presidentit dhe publikut do të merren parasysh.

Ne mund ta miratojmë sot, zëri i publikut jeni ju gazetarë dhe punonjës mediatik dhe ti themi ndal legalizimit, nuk ka asnjë dilemë, por kjo do të thotë se që nga nesër kryetarët e komunave, Transporti dhe Lidhjet të fillojnë të rrënojnë. Ata duhet të rrënojnë 50 mijë shtëpi, ky është një vendim me të cilin po përballem unë, kryetarët e komunave. Ne do t’i shembim këto 50 mijë shtëpi, ose do t’u japim atyre mundësinë t’i legalizojnë ato, me atë që këtë herë themi 50 për qind do të paguajnë të gjithë që nuk janë kufirin e varfërisë – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev thotë se ky do të jetë ligji i fundit i tillë për legalizimin e objekteve pa leje. Sipas zgjidhjes ligjore të kthyer, të gjithë ata që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme do të lirohen nga ndjekja penale. Dy ditë më parë, VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI i dhanë dritën jeshile legalizimit me 72 vota “Për”. Ligji nuk mori mbështetjen e plotë nga Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Partia “E Majta”, si dhe nga disa të VMRO-së. Opozita shqiptare përshëndeti refuzimin e djeshëm të Pendarovskit për të nënshkruar dekretin. Tani ligji do të kthehet në Kuvend për leximin e tretë.

Por, që të kalojë, kësaj here ai do të ketë nevojë për mbështetjen e dy të tretave të deputetëve, pas së cilës presidenti do të jetë i detyruar ta nënshkruajë atë. Ligji parashikon legalizimin e ndërtesave të paligjshme të ndërtuara deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk ka afat vlefshmërie, do të thotë do të jetë i vlefshëm deri në përfundimin e procedurave të iniciuara në përputhje me ligjin. Nga ky ligj janë përjashtuar vetëm objektet ilegale brenda kufijve më të ngushtë të rajonit të Ohrit, ku ndodhet trashëgimia natyrore dhe kulturore që është pjesë e Listës së UNESCO-s.