Zaev refuzon të jep deklarata para takimit me Gashin


Kryeministri Zoran Zaev ka refuzuar të jep deklarata para takimit të të sotëm me liderin e Alternativës, Afrim Gashi. Zaev sot sërish është i shoqëruar nga Dimitar Kovaçevski.

“Nuk do të jap deklarata”, u përgjigj shkurt Zaev para takimit. Ndryshe, takimi i sotëm vjen si vazhdim i takimeve të mëhershme, për inkuadrimin të Alternativës në Qeveri.

Kryeministri Zaev dhe Gashi kishin takim gjatë ditës së hënë, kur, sipas kumtesës së Qeverisë është rënë dakord në parim për pjesën programore të bashkëpunimit të mundshëm të ardhshëm të Alternativës në Qeveri dhe se vijojnë konsultimet për vendimet kadrovike .