Zaev reagon ndaj brutalitetit policor që ndodhi në Manastir: Nuk do të lejojmë raste të tilla të kalojnë pa dënim


Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ ka reaguar për burtalitetin policor që ndodhi dje ndaj qytetarëve romë në Manastir.

Sipas Zaev, një sjellje e tillë është e turpshme për policinë dhe meriton reagimi që erdhi nga opinioni.
“Për t’u përshëndetur është që Reparti për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së e vërtetoi identitetin e pjesëmarrësve të kësaj ngjarje dhe pres që shumë shpejt, të ketë përgjegjësi dhe dënim për të gjithë personat e përfshirë”, tha Zaev.

Në fund, kryeministri Zaev tha se kanë investuar shumë në sjelljen dhe figurën e policëve dhe se nuk do të lejohet raste të tilla të izoluara të kalojnë pa përgjegjësi dhe dënim të merituar.