Zaev: “Qytetari nga Presheva është në mesin e shtatë udhëtarëve të mbijetuar”

Në mesin e të mbijetuarve të ak*sidentit tra*gjik në Bullgari është një shtetas i Serbisë për të cilin kryeministri Zoran Zaev më parë tha se ishte në mesin e të vdekurve.
“I vetmi shtetas i Serbisë në autobusin që u dogj në Bullgari është Lulzim Sulejmani nga Presheva dhe ai është në mesin e shtatë udhëtarëve të mbijetuar, si dhe e fejuara e tij nga Kumanova, me të cilën shkoi në një udhëtim në Stamboll”, tha Zoran Zaev për Kurir.

Ai shtoi se kishte mundësinë të bisedonte me një nga të mbijetuarit, i cili i tha se ishte dëgjuar një shpërthim i tmerrshëm.
“Ata arritën të thyejnë një dritare dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët nuk ia arritën. Është një tr*agjedi e tmerrshme, sepse shumica e vi*ktimave janë të rinj: dymbëdhjetë fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe të tjerë nga mosha 20 deri në 30 vjeç”, tha ai.

Ai pretendon se shtetasi i Serbisë është nga Presheva, i cili ka udhëtuar për në Stamboll me të fejuarën e tij nga Kumanova.
“Në këtë tr*agjedi kanë shpëtuar shtatë persona, falë Zotit, në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, tha Zaev.
Ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zheljko Joviq, ka theksuar se nuk ka ndonjë konfirmim se në mesin e të lënduarve ka edhe shtetas serbë.