Zaev: Qeveria e re, pa paragjykime etnike

Fillojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Kryetari i LSDMsë, Zoran Zaev paralajmëroi Qeveri të qëndrueshme e cila në mandatin katërvjeçarë do të zgjidhë çështjet e shtetit të së drejtës, çështjet ekonomike shëndetësore por edhe do të vazhdojë proceset e integrimeve evropiane. “Qytetarët përmes votimet i japin direktivat dhe pritjet. Falë Zotit koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja mund të formojë Qeveri edhe me BDI-në edhe me Aleancën dhe Alternativën varësisht nga largimi i nacionalizmave varësisht nga një kapitull për pastrimin e gjyqësorit”. Asnjëherë nuk kemi pasur problem si LSDM për përcaktimin e cilitdo kandidat për cilëndo pozitë në shtet por për kryeministër gjithsesi se duhet të keni numra. Me 15 deputetë nuk fitohet kryeministri” deklaroi deklaroi Zoran Zaev, kryetarë i LSDMsë.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNEsë, Hristijan Mickovski tha se në periudhën që vjen do të ketë takime për formimin e shumicës së re e cila nuk do ma*nipulojë me zgjidhjen e problemeve në ekonomi dhe shëndetësi, por në rrugë të shpejtë do e dërgojë Maqedoninë në BE. Ai nuk beson në mundësinë një pjesë e grupit parlamentarë të VMRO DPMNEsë të japë mbështetje për taborin kundërshtarë. “Po, atyre deputetëve që u janë afruar njerëz misterioz që thirren në emër të kryesisë së LSDMsë, erdhën dhe thanë dhe me neveri i refuzuan dhe unë me neveri refuzoj të komentoj pazare të këtilla” pohoi Hristijan Mickovski kryetarë i VMRO DPMNEsë. Edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti paralajmëroi fillimin e bisedimeve. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se në bisedime do të marrin pjesë si koalicion me Aleancën.
Sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit obligohet në afat prej 10 ditëve pas konstituimit të Kuvendit, të ndajë mandatin për formimin e Qeverisë.