Zaev: Prezenca e Mickoskit në Ohër do të ishte mesazh pozitiv për qytetarët, por nga VMRO-DPMNE vendosen të mos marrin pjesë

Prezenca e kryetari të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Ohër do të ishte mesazh pozitiv për qytetarët – kështu deklaroi kryeministri i vendit Zoran Zaev. Mes tjerash shtoi se VMRO-DPMNE vendosi të mos marrë pjesë.

“Besoj se qytetarët do të ishin befasuar ta shihnin liderin e opozitës këtu. Ata janë njerëz të VMRO-DPMNE-së dhe do të ishte mirë të jenë këtu, ata mund të ishin pjesë e organizimit, dhe jo pjesë e mysafirëve, sepse kjo është e jona e përbashkët”, tha Zaev.
Tutje Zaev bëri të ditur se Forumi i Prespës për Dialog filloi këtë vit dhe do të zgjasë me dekada.