Faza e tretë dhe e fundit nga implementimi i Marrëveshjes së Prespës fillon javën e ardhshme më 9 janar kur është caktuar seanca kuvendore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Teksti i amendamenteve të Kushtetutës në propozim të Qeverisë që të kalojnë duhet të mbështeten nga të paktën dy të tretat e deputetëve në dhomën ligjdhënëse.
Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se do të bëjë gjithçka që të sigurojë shumicë prej dy të tretave për mbështetjen e amendamenteve kushtetuese, në seancë plenare. Siç theksoi, është optimist për mbështetjen e këtij procesi, numri i deputetëve që do ta mbështesin do të dihet gjatë votimit.
“Do të bëjë gjithçka deri në momentin e fundit që sigurojë shumicë prej dy të tretash dhe këtë do ta bëjmë publike në momentin e votimit, ose do ta ndajmë kënaqësinë nga ajo që është arritur ose do ta mbajmë përgjegjësinë për tërë fokusin që e kemi bërë në integrimet”,shtoi Zaev.
Paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim vazhdojnë bisedimet me partitë politike, përfshirë edhe me Bilal Kasamin nga Besa dhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët prej të cilëve si mbështetës të padyshimtë të proceseve integruese të Maqedonisë pres seriozitet dhe përgjegjës.
Ai pret që deri në mes të muajit janar procesi të përfundojë me sukses dhe më pas topi të sillet në Greqi. Beson në fjalën e siç tha, mikut të tij, kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, se ka shumicë parlamentare që të ratifikohet Marrëveshja e Prepës.
Ajo që krijon dyshim në realitet të bindjes së Ciprasit janë paralajmërimet nga partnerët e tij të koalicionit Grekët e pavarur se do ta braktisin Qeverisë sapo Marrëveshja të vijë në Parlamentin grek.
“Kur dhe në qoftë se vjen marrëveshja, do të largohemi nga ministritë, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes të Greqisë Maria Kola-Caruha nga Grekët e Pavarur në një intervistë për radion e Selanikut “Fokus FM’”, duke shprehur siguri se Ciprasi sërish do ta shqyrtojë marrëveshjen.
Ajo shtoi se “pala tjetër nuk i përmbahet asaj që janë dakorduar” dhe potencoi se bëhet fjalë për marrëveshje paraprake midis dy ministrave, e jo marrëveshje, sepse, siç sqaroi nuk është ratifikuar nga parlamentet e të dy vendeve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Ekzistojnë elemente të ndryshme në këtë marrëveshje për të cilat ne, nuk pajtohemi, dhe në përgjithësi me termin Maqedoni, theksoi Kola-Caruha.
Zëdhënësja e Demokracisë së Re dhe eurodeputete, Maria Spiraki, në intervistën për radion greke “Njuz247”, edhe një herë përsërit se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës as në këtë Parlament, as në të ardhshmin.
“Mendoj se nuk ekziston diçka tjetër rreth kësaj çështje. Këtë ua kemi thënë të gjithë bashkëbiseduesve tanë edhe në dhe jashtë Greqisë, e kemi thënë me të njëjtin fjalor, e kemi thënë në të gjitha gjuhët. Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen, as në Parlamentin aktual, as në të ardhshmin, ku do të kemi shumicë”, thotë Spiraki.
Lidhur me paralajmërimet e partnerit të koalicionit në Qeveri dhe lider i Grekëve të Pavarur, Panos kamenos, se do të tërhiqet nga Qeveria kur marrëveshja do të vijë në Parlamentin grek, Spirali thotë se kjo do të krijojë një situatë të re dhe Ciprasi do të duhet të kërkojë besim nga Parlamenti, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Për mundësinë që Demokracia e Re të parashtrojë nismë për votim të mosbesimit të Qeverisë, Spirali edhe një herë ka përsëritur se “të gjitha armët parlamentare janë në tryezë”, ndërsa cilën do ta shfrytëzojnë “është vendimi i liderit të partisë.
Në ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shfaqi pritje se në fund të muajit shkurt në Greqi do të ndodh ratifikimi i parë i protokollit për anëtarësiumin e Maqedonisë në Aleancë. Siç deklaroi Zaev, kjo është theksuar në letrën që Stoltenbergu ia dërgoi atij dhe Ciprasit si inkurajim me të cilin ka dashur të na e bëjë me dije edhe neve edhe Greqisë sa është e rëndësishme Marrëveshja e Prespës.
“Me të vërtetë në sjelljet evropiane me dinjitetin e të dyja palëve që të sillet zgjidhje për kontestin që ishte barë që Maqedoninë e çonte poshtë dhe njëkohësisht ishte edhe një kontest i pazgjidhur në Greqi. Zgjidhja e tillë duhet të jetë një motivim shtesë i parlamenteve në Maqedoni dhe në Greqi që të jenë pozitive në vendimet, sepse NATO-ja është e gatshme në mes muajit shkurt t’i fillojë të gjitha procedurat”, tha Zaev