Zaev: Pres që udhëheqësit fetarë të respektojnë masat gjatë organizimit të riteve

Në prag të festave të Pashkëve, Ramazan-Bajramit dhe Ditës Ndërkombëtare të Punës, kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev apelon deri tek të gjithë qytetarët por edhe prerësit e bashkësive fetare që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Apeloj si kryetar i Qeverisë që të gjitha festat që vijnë të kenë prioritet respektimin e masave. Të largohemi nga grumbullimet, të mbajmë distancë, të kalojmë kohë në ambiente të hapura. Të njëjtën e pres edhe nga liderët fetarë, nga kryesuesit e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Bashkësisë Fetare Islame, por edhe nga përfaqësuesit e feve tjera që të apelojnë por edhe të marrin pjesë në organizim, ashtu siç kemi biseduar gjatë takimeve që kemi pasur”, tha mes tjerash Zaev.