Kryeministri dhe partneri i koalicionit qeverisës, Zoran Zaev ka deklaruar, se ka informacione se marrëdhëniet brenda BDI-së janë përmirësuar.
“Më vjen mirë që po përmirësohen marrëdhënie në BDI, aq sa e di unë. Jam mik me të gjithë brenda”, është shprehur Zaev
Ndërkaq ka deklaruar, se askush nuk ka kërkuar ndryshim të kuadrove të kësaj partie në Qeveri.
“Askush nuk ka kërkuar ndryshime në Qeveri dhe as që e shoh nevojën për këto ndryshime”, tha më tej Zaevi.
Ndërkaq, ditë më parë, në një vend u panë të bashkuar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe oponenti i tij brenda partisë, deputeti, Izet Mexhiti.
Ky i fundit, thuhet se përbënte “grupin e zjarrit”, të cilët siç është deklaruar në disa raste, e përbëjnë edhe Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi.