Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se është i intreresuar për koalicionim me partitë shqiptare. Ai tha dje se tash për tash kanë koalicion me BDI-në të cilin do ta vazhdojnë deri në shpërndarjen e Kuvendit, përcjell INA.
“Ne jemi të hapur. Edhe pse janë publikuar disa bashkëpunime nga partitë shqiptare, theksoj se jemi të hapur ndaj të gjitha partive. Fillimisht kemi partner të koalicionit me BDI-në, me të cilin udhëheqim agjendë në Kuvend deri në prishjen e Qeverisë. Bashkë arritën marrëveshje historike për shtetin, sigurisht se ne jemi të hapur për bashkëpunim edhe për parti të tjera shqiptare”, deklaroi Zaev.
Deri tash koalicion parazgjedhor kanë arritur vetëm Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërkaq përveç Besës, të vetme në zgjedhje deri tash do të shkojnë edhe BDI, LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe PDSH-ja. Që të gjitha partitë nuk kanë përjashtuar mundësinë që të lidhin koalicion pas zgjedhjeve të 12-prillit.