Zaev: Përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve do të arrihet me digjitalizimin e proceseve

Kryeministri Zoran Zaev dhe zv.kryeministri i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski, sot morën pjesë në takimin e rregullt të grupit të punës për përgatitje të ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve për shkak të digjitalizimit të proceseve.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u potencua se sa është i rëndësishëm procesi i digjitalizimit për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, si dhe për çrrënjosjen e korrupsionit. Plotësisht, u cek edhe roli o përfaqësuesve të institucioneve të cilët janë pjesë e grupit të punës, për realizimin e qëllimeve të projektuara të cilat janë pjesë e programit qeveritar.
Siç nënvizoi kryeministri Zaev, digjitalizimi o proceseve në administrate, posaçërisht në pjesën e ofrimit të shërbimeve, është diçka që filloi para një periudhe të caktuar dhe do të vazhdojë me digjitalizim të plotë dhe zëvendësim të dokumenteve të shtypura me ato elektronike.

“Digjitalizimi është process të cilin e filluam dhe për të cilin thamë se është prioritet i Qeverisë. Duhet të jetë prioritet për të gjithë ministrant, drejtorët, kryetarët e komunave. Për të gjithë ne që morëm besimin e qytetarëve. Ky proces duhet të zhvillohet bashkarisht dhe në mënyrë të koordinuar. Në Programin për punë të Qeverisë kemi caktuar masa dhe aktivitete për jetë më të mirë për qytetarët. Digjitalizimi dhe inovacionet janë reforma kryesore e administratës publike bashkëkohore dhe evropiane, duke u ndihmuar qytetarëve dhe komunitetit afarist të marrin më shumë nga teknologjitë digjitale. Këtë e kemi të shkruar në Programin për punë të Qeverisë dhe kemi dhënë fjalën se administrate publike duhet të sigurojë shërbime digjitale, si opsion i patjetërsueshëm”, theksoi Zaevi.