Zaev: “Për pushtet kanë qenë të gatshëm ta çojnë vendin tatëpjetë”

Kryeministri Zoran Zaev tha se për pushtet, opozita ka qenë e gatshme që vendin ta çojë tatë pjetë.
“Këto ditë jemi dëshmitarë të rrezikimit të Marrëveshjes së Prespës, të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, Marrëveshjes së Ohrit, të shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë si dhe rrezikimit të paqes brenda dhe marrëdhënieve me fqinjët”, shkruan Zaev.

Zaev shton e ky shtet ka popull, ka qytetarë, demokratë, luftëtarë, politikanë dhe parti politike që nuk do ta lejojnë Mickoskin, Apasievin dhe Gruevskin ta kapin dhe shkatërrojnë sërish vendin.
“Kauza jonë është civile dhe shtetërore. E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë me krenari qëndrojnë pas kësaj kauize. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona”, shprehet Zaev.