Zaev: Për pozitën e PSP-së në fillim do të kërkoj përkrahjen e VMRO-DPMNE-së pastaj nga opizita shqiptare !

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pret që Ligji për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) të miratohet me konsensus. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se Ligji hyn në debatin parlamentar me atë që së pari do të diskutohet me opozitën e partisë më të madhe dhe me grupin më të vogël të deputetëve nga VMRO-DPMNE, ndërsa pastaj edhe ma partitë më të vogla opozitare të shqiptarëve.

“Pres që ky Ligj të arrijë konsensus. Gjithsesi se ka lloje të ndryshme të pyetjeve, por radha është që të gjithë së bashku t’i japim përkrahje”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetje pas nënshkrimit të marrëveshjeve të para për dhënie me qira të tokës bujqësore shtetërore deri në tre hektarë.

Zaev dje paralajmëroi se sot Qeveria në seancë do t’i miratojë Ligjet për Prokurorinë Speciale Publike dhe për Këshillin e Prokurorëve Publik, me çka, siç theksoi, është i sigurt se në tre muajt e ardhshëm do të arrijë t’i plotësojë të gjitha qëllimet e vendosura para nesh nga Këshilli i Bashkimit Evropian nga korriku i vitit të kaluar.

“Më vjen mirë që mund të kumtoj se nesër Qeveria do t’i miratojë këto dy ligje, do t’i lëshojë në procedurë parlamentare. Gjithçka është kristalizuar, është i qartë qëndrimi se në cilën rrugë lëvizim në këtë punë. Në Qeveri tashmë e kemi miratuar Ligjin për reforma në shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit, vazhdon debati transparent nëpër komisionet parlamentare ku presim përfshirje të plotë të opozitës pas të gjitha këtyre Ligjeve nëpër dialog, së bashku t’i precizojmë që të kalojnë në votim. Shpresoj për konsensus. Për një pjesë të Ligjeve na duhet dy e treta e treta e shumicës siç është Ligji i PSP-së”, tha Zaev në konferencë për media duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Javën e kaluar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se sjellja e Ligjit për Prokurori Publike do të jetë një nga momentet kyçëse që do të jenë aktgjykime në vendimin për hapjen e negociatave, duke i pasur parasysh rekomandimet nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian, por theksoi se në atë moment nuk ka siguruar dy të tretën e shumicës në Kuvend për tekstin ligjor që u përpunua nga Ministria e Drejtësisë në konsultim me ekspertët e huaj.